LAJMI I FUNDIT:

Apple: 85 për qind e përdoruesve në iOS 7

Apple: 85 për qind e përdoruesve në iOS 7

Deri më 23 mars, Apple ka thënë se 85 për qind e përdoruesve aktiv të iPad, iPhone apo iPad Touch janë duke e përdorur ndonjërin prej versioneve të iOS 7.

Kjo shifër është dhënë pas publikimit të raportit me 52 për qind të përdoruesve të iOS 7, i cili ishte lëshuar vetëm një javë pas lansimit të versionit të sistemit operativ në shtatorin e vitit të kaluar. Para përfundimit të vitit 2013, kjo shifër kishte arritur në 78 për qind.

Ndërsa sot rreth 12 për qind e përdoruesve janë në iOS 6, dhe pjesa tjetër e përqindjes janë në versionet më të vjetra të sistemit operativ mobil të kompanisë Apple.

Shkalla e lartë e adoptimit të versioneve të reja të iOS mbetet një përparësi e madhe e platformës së Apple sa i përket sigurisë dhe tërheqjes së zhvilluesve, kundrejt platformës rivale – Android të Google. / Telegrafi /