LAJMI I FUNDIT:

Twitter teston funksione të reja, heq @ dhe #?

Twitter teston funksione të reja, heq @ dhe #?

Twitter vazhdimisht është duke testuar funksione të reja në shërbimin e saj të famshëm, disa prej të cilave arrijnë të përdoren për një kohë të gjatë, ndërsa disa tjera shuhen shumë shpejtë pas aktivizimit, për shkak të shkallës së ulët të përdorimit.

Eskperimenti i fundit i Twitter lidhet me cicërimat e përdoruesve. Së fundmi, rrjeti social është vërejtur duke i testuar disa mënyra se si shfaqet përgjigja, e cila në termat e Twitter njihet si @reply, e cila përkthehet në fshehjen e emrit të përdoruesit nga lista e cicërimave të cilat zakonisht janë publike.

Ky ndryshim fillimisht është i kufizuar si pjesë e beta versionit të aplikacionit të Twitter për Android, dhe i njëjti pritet t’i hamendësojë cicëruesit aktual, nëse shpërndahet tek një numër i madh i njerëzve.

Mirëpo, ky test pritet të shërbejë si mënyrë e mirë për lansimin e funksioneve të reja, dhe të mundësojë largimin e llogarive fizike të përdoruesve në rastet kur diskutimi bëhet në grup.


Për ta lehtësuar njohjen më të mirë të shërbimit nga përdoruesit e rinj, Twitter është gjithashtu duke menduar në eliminimin e funksionit të njohur si hashtag, përkatësisht simbolit të numrit “#”. / Telegrafi /