LAJMI I FUNDIT:

Moodies, aplikacion i cili e analizon disponimin tuaj

Moodies, aplikacion i cili e analizon disponimin tuaj

Beyond Verbal është zhvillues i aplikacioneve mobile për njohjen e zërit, i cili tani ka premtuar se tregut global do t’i ofrojë diçka që deri më sot Siri (asistenti digjital i Apple), nuk ka mundur të bëjë, e ajo është: të kuptojë se në çfarë disponimi jeni ju si përdorues i telefonit.

Aplikacioni i quajtur Moodies u lejon përdoruesve të telefonave të mençur mobil që të flasin disa fjalë në mikrofonin e telefonit për të prodhuar, rreth 20 sekonda më pas, një analizë të gjendjes emocionale.

Beyond Verbal ka bërë një aplikacion për vetë-diagnozë dhe pak argëtim, natyrisht. Aplikacioni krijon nga një vizatim për çdo analizë, të cilin përdoruesit mund ta shpërndajnë në Facebook, përmes cicërimave apo emailit.

Zhvilluesit thonë se aplikacioni mund ta zbulojë mashtrimin, t’i skenojë pasagjerët e linjave ajrore apo të ndihmojë një teknik në një qendër të thirrjeve të merret me një klient të zemëruar.


Beyond Verbal, kompania pas aplikacionit Moodies thotë se softueri i saj analizon komponentat e të folurit si kohën, energjinë, shpeshtësinë dhe përmbajtjen, për të prodhuar të dhëna të cilat pastaj mund të punojnë përmes algoritmeve të saj. / Telegrafi /