LAJMI I FUNDIT:

Viber shitet për 900 milionë, operonte me humbje të mëdha

Viber shitet për 900 milionë, operonte me humbje të mëdha

Gjatë ditës së djeshme është bërë publk lajmi se aplikacioni i famshëm i mesazheve Viber është blerë nga kompania e njohur japoneze Rakuten, e cila merret me tregtinë online.

Marrëveshja për blerjen e Viber në vlerë prej 900 milionë dollarëve sapo është konfirmuar nga Rakuten, dhe pasi që kjo e fundit është e regjistruar në berzë, është e obliguar që të jap shifrat e sakta të numrit të përdoruesve të Viber.

Tani është bërë e ditur se Viber ka mbi 100 milionë përdorues aktiv mujor, nga totali i 280 milionë përdoruesve të saj, të cilët janë të regjistruar nga gjitha vendet e botës.

Por numri i 100 milionë përdoruesve aktiv të Viber është më i vogël sesa ai i përdoruesve të WhatsApp, aplikacionit i cili tashmë ka 430 milionë përdorues. Rivalitet të madh sjellin edhe shërbimet tjera të ngjashme, si WeChat, e cila ka 270 milionë përdorues aktiv mujor, edhe pse askush nuk e di se sa prej atyre janë jashtë vendit të saj të origjinës, Kinës.


Viber operon me humbje
Rakuten ka zbuluar edhe disa rezultate financiare të Viber, dhe performance e saj në biznes nuk duket aspak e kënaqshme. Kjo, pasi që Viber ka realizuar vetëm 1.52 milionë dollarë të hyra gjatë vitit 2013, dhe me këtë ka regjistruar një humbje neto e cila ka arritur në 29.51 milionë dollarë. Për më shumë, shifrat e humbjeve të Viber janë në rritje, pasi që në vitin 2012 humbja neto kishte arritur në 14.7 milionë dollarë.

Prej nga Viber gjeneron të hyra?

Viber bën para nga shitja e ikonave, figurave ngjitëse, ose siç njihen ndryshe – “emotikona”, dhe thirrjeve jashtë shërbimit të saj, ngjashëm sikurse bën edhe Skype. Mirëpo, ky është një biznes i vështirë, dhe Rakuten shpreson se do të mund ta ringjall Viber-in përmes investimeve në marketingun e kompanisë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Kalo në kategori