LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet 200 milionë njësi të Windows 8

Microsoft shet 200 milionë njësi të Windows 8

Microsoft ka shitur më shumë se 200 milionë kopje të softuerit të saj të ri Windows 8, ndërsa për vetëm 6 muaj, kompania amerikane ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë kopje të versionit të ri të sistemit të saj operativ.

Megjithatë, shitjet e Windows 8 kanë qenë shumë më të ngadalshme sesa ato të Windows 7, pasi që për një vit Microsoft kishte shitur më shumë se 240 milionë kopje të Windows 7, ndërsa tani i janë nevojitur më shumë se një vit për të arritur në shifrën e 200 milionë njësive të shitura të Windows 8.

“Ne tashmë e kemi tejkaluar numrin e 200 milionë licencave të shitura për Windows 8, që është një arritje e mrekullueshme” ka thënë përfaqësuesi i Microsoft, Tami Reller, gjatë prezantimit të tij në konferencën e Goldman Sachs për teknologjinë.

Shitjet më të ngadalshme të Windows 8 i atribuohen disa faktorëve, duke përfshirë rënien e kërkesës për kompjuterët personal, por edhe shitjet e dobëta të tabletëve të Microsoft, të cilët bazohen në Windows 8. / Telegrafi /