LAJMI I FUNDIT:

Google Hangouts mundëson thirrje pa pagesë në SHBA dhe Kanada

Google Hangouts mundëson thirrje pa pagesë në SHBA dhe Kanada

Google Hangouts ka pranuar një përditësim të ri dhe të rëndësishëm, i cili ka sjell përmirësime dhe specifika të reja në aplikacion, por thirrjet pa pagesë brenda SHBA-së dhe Kanadasë janë risia më e madhe që ky aplikacion sjell sot.

Versioni më i ri i aplikacionit Google Hangouts për iOS, u mundëson përdoruesve të thërrasin numra të telefonit drejtpërdrejt nga vetë aplikacioni, pa u ngarkuar me pagesë për thirrjet që ata i bëjnë brenda SHBA-së dhe Kanadasë.

Përdoruesit e aplikacionit gjithashtu mund të thërrasin numra ndërkombëtar, mirëpo për këtë ata duhet të paguajnë një kosto të vogël.

Për thirrje nuk nevojitet SIM-kartelë, dhe krejt çka duhet është lidhja me rrjetin e internetit WiFi. Aktualisht, ky përditësim i Google Hangout nuk është në dispozicion për përdoruesit e sistemit operativ Android. Aplikacioni punon për iPhone, iPad dhe iPod. / Telegrafi /