LAJMI I FUNDIT:

iOS 7 arrin tek 28 për qind e përdoruesve

iOS 7 arrin tek 28 për qind e përdoruesve

Nëse jeni munduar shumë që ta përditësoni iPhone-in ose iPad-in tuaj me iOS 7, atëherë duhet ta dini se ju nuk keni qenë të vetmit.

Kjo, pasi që një hulumtim i ri thotë se rreth 28 për qind e përdoruesve të pajisjeve të Apple tashmë i kanë përditësuar pajisjet e tyre me iOS 7.

Këtë shifër e ka dhënë kompania Mixpanel, e cila e ka bazuar hulumtimin e saj në më shumë se 1000 aplikacione mobile.
Ndërsa, sipas Cult of Mac thuhet se shkalla e përvetësimit të iOS 7 është shumë më e lartë sesa ajo e Jellybean, përditësimit të fundit të sistemit operativ Android.

Ndërsa kompania Fisku në anën tjetër, e cila pohon se 99 për qind të trafikut të saj e ka prej iOS thotë se shkalla e përvetësimit të versionit të ri të iOS ka arritur në 17.7 për qind.


Më herët, iOS 6 kishte arritur shkallën e përvetësimit të përdoruesve në 25 për qind brenda 48 orëve të para, ndërsa iOS 5 ishte rritur më ngadalë pasi që i janë nevojitur 21 ditë për të arritur tek 21 për qind e përdoruesve. / Telegrafi /