LAJMI I FUNDIT:

Instagram së shpejti edhe për Windows Phone

Instagram së shpejti edhe për Windows Phone

Zëvendës presidenti ekzekutiv i Nokia-së, Chris Weber ka dhënë një lajm të mirë dhe të shumë-pritur nga përdoruesit e sistemit operativ mobil të Microsoft, Windows Phone.

Gjatë një vizite në Tajlandë, Weber e konfirmoi se aplikacioni më i famshëm për ndarjen e fotografive, rrjeti social Instagram së shpejti do të vijë në Windows Phone Store.

Më mijëra përdorues të platformës mobile të Microsoft thonë se sistemit operativ i mungojnë shumë nga aplikacionet e rëndësishme mobile të zhvilluara nga palët e jashtme, duke përfshirë edhe Instagram.

Për pasojë, deri më sot shumica e këtyre përdoruesve nuk kanë ngarkuar fotografi në rrjetin e famshëm social, prandaj besohet se ky lajm do t’i gëzojë shumë nga ata që e duan rrjetin social, i cili është pronë e Facebook. / Telegrafi /