LAJMI I FUNDIT:

Yahoo Weather tani edhe në Android

Yahoo Weather tani edhe në Android

Yahoo sot ka lëshuar aplikacionin e saj të ri dhe shumë të bukur të motit edhe për pajisjet mobile të bazuara në sistemin operativ të Google, Android. Tani, të gjithë përdoruesit e platformës më të famshme mobile do t’i marrin të rejat e fundit të motit, për çdo vend që ata dëshirojnë, përmes aplikacionit i cili është punuar me shumë stil.

Aplikacioni i njëjtë i Yahoo-së për motin i cili prej muajit prill të vitit të kaluar është në sistemin operativ të Apple, iOS, ka marrë vlerësime të shumta për dizajn dhe funksionalitet në konferencën vjetore të Apple, WWDC.

"Aplikacioni i shumë-vlerësuar Yahoo! Weather tani është në dispozicion edhe në Android, dhe shfaq foto mahnitëse që përputhen me kushtet aktuale të motit dhe një dizajn krejtësisht të ri me shumë tipare të reja” thuhet në njoftimin zyrtar të Yahoo-së.

Aplikacioni i ri i Yahoo-së për Android u siguron përdoruesve detaje me alarme për kushtet e rënda atmosferike, agimin dhe muzgun, erën dhe presionin e kohës, sensorin e lagështisë, indeksin e UV, dhe shansin e reshjeve të shiut, bashkë me informacione të detajuara të motit, duke përfshirë edhe parashikimet për 10 ditë dhe periudha 24-orëshe të temperaturës . / Telegrafi /