LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni Cheapcast kryen funksionet e Chromecast!

Aplikacioni Cheapcast kryen funksionet e Chromecast!

Chromecast ka marrë komente shumë positive nga kritikët, por çfarë nëse deri më tani ende nuk keni arritur ta bleni një njësi të pajijses inovative, e cila ju ofron përmbajtje të re në televizorin tuaj?

Me sa duket ky problem tanië shtë zgjidhur për të gjithë ata që kanë telefona ose tablet që bazohen në Android 2.2 apo versionet më të reja të sistemit operativ, sepse duke ju falenderuar aplikacionit të ri, Cheapcast, ata mund t’i qasen të gjitha funksioneve të cilat ofrohen në Chromecast.

Cheapcast është aplikacioni më i ri mobil i cili është projektuar për të imituar pajisjen e Google, Chromecast, i cili tabletëve ose telefonave të mençur mobil u jep mundësinë e kalimit të përmbajtjes tek pajisjes tjera të cilat janë të lidhura në rrjetin e njëjtë WiFi.

Nëse pajisja mobile e cila e pranon përmbajtjen ka një ekran të vogël, atëherë ju mund të lidheni me televizorin tuaj edhe pa rrjet WiFi, duke përdorur lidhjen me kabllon HDMI.


Gjithsesi, Google Play paralajmëron përdoruesit se aplikacioni është në fazat e hershme testuese dhe se problemet e caktuara janë të mundshme. / Telegrafi /