LAJMI I FUNDIT:

Windows 8.1 debuton në tetor

Windows 8.1 debuton në tetor

Microsoft është duke i bërë ndryshimet e fundit në Windows 8.1, mirëpo përdoruesit do të duhet të presin deri në tetor për t’i provuar risitë që sjell versioni më i ri i sistemit operativ.

Më herët, Microsoft pati thënë se do ta sjell versionin e ri të platformës së saj Windows 8.1 tek prodhuesit e pajisjeve elektronike në fund të muajit gusht, dhe tani po përpiqet që t’i përmbahet këtij afati.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përdoruesit individual do të mund ta përdorin versionin e ri të sistemit operativ në të njëjtën kohë me prodhuesit e kompjuterëve, thotë ZDNet.

Windows 8.1 pritet që të lëshohet tek përdoruesit në tetor të këtij viti, dhe gjatë kësaj kohe prodhuesit do të mund ta testojnë versionin e ri të Windows , para se i njëjti të lëshohet në publik.


Versioni më i ri i sistemit operativ të Microsoft përfshin përmirësimet në dizajn, funksionalitet, dhe cilësime të ndryshme, si dhe mbështetje për ekranet më të vogla të pajisjeve kompjuterike. / Telegrafi /