LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Messenger së shpejti në Android?

BlackBerry Messenger së shpejti në Android?

Para disa kohës, BlackBerry kishte paralajmëruar se do ta lëshojë shërbimin e saj të famshëm BlackBerry Messenger edhe në platformat rivale, si Apple iOS dhe Google Android. Dhe tani, kjo gjë duket se do të ndodhë shpejtë pasi që në internet janë shfaqur disa pamje të BBM për Android.

Pamjet të cilat kanë rrjedhur në internet shfaqin BBM duke punuar në Samsung Galaxy S4, raporton BGR.

Sipas faqes, thuhet se BBM do të “zbarkojë” në Android gjatë muajit shtator, edhe pse këtë informacion ende nuk e ka konfirmuar kompania BlackBerry. / Telegrafi /