LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Office 365 vjen edhe në Android

Microsoft Office 365 vjen edhe në Android

Përdoruesit e sistemit operativ Android kanë pritur për një kohë të gjatë arritjen e aplikacionit mobil të paketës së saj softuerike, Microsoft Office 365.

Mirëpo, për momentin aplikacioni nuk është në dispozicion për instalim në tabletët Android.

Aplikacioni i ri i Microsoft Office 365 për Android u mundëson përdoruesve të qasen në shërbimin e Microsoft të bazuar në re, SkyDrive, si dhe në SkyDrive Pro dhe SharePoint.

Prej sot, aplikacioni mobil i Microsoft Office 365 është në dispozicion për shkarkim nga Google Play Store. / Telegrafi /