LAJMI I FUNDIT:

Google: 50 miliardë shkarkime nga Play Store

Google: 50 miliardë shkarkime nga Play Store

Drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page këtë javë e ka zbuluar se më shumë se 1.5 milionë pajisje Android janë duke u aktivizuar çdo ditë, një ngritje kjo nga 1.3 milionë sa aktivizoheshin në shtatorin e vitit të kaluar.

Para pak kohësh kompania pati thënë se tashmë janë bërë 900 milionë pajisje Android në tërë botën, fakt për të cilin drejtori i Google ka thënë “se është arritje e jashtëzakonshme, kur kihet parasysh se Android ka filluar vetëm para 5 vitesh”.

Dyqani virtual i aplikacioneve të Google ka parë një rritje të jashtëzakonshme në treg, dhe Page ka thënë se deri më sot në Play Store janë shkarkuar më shumë se 50 miliardë aplikacione, apo edhe një herë më shumë se në shtator të vitit të kaluar kur përdoruesit e Android kishin shkarkuar 25 miliardë aplikacione.

Google pritet që këtë vit, apo në fillim të vitit të ardhshëm ta kalojë rivalin Apple për nga numri total i aplikacioneve të shkarkuara. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori