LAJMI I FUNDIT:

Dropbox zgjerohet dhe bën 175 milionë përdorues

Dropbox zgjerohet dhe bën 175 milionë përdorues

Gjatë një konference të zhvilluesve të cilën e ka mbajtur në San Francisko, Dropbox ka prezantuar shërbimin e saj më të ri – Dropbox Platform, një spektër të ri të veglave të cilat e thjeshtësojnë mënyrën se si aplikacionet qasen në të dhënat e ruajtura në shërbim nga të gjithë pajisjet dhe platformat.

Me Dropbox Platform, kompania shpreson që ta zëvendësojë mënyrën e ruajtjes së të dhënave me sinkronizim, duke u dhënë mundësi zhvilluesve mundësinë e integrimit të madh me shërbimin e saj, përkatësisht duke u mundësuar përdoruesve që ta përdorin Dropbox-in si hard diskun e tyre personal.

Dropbox Platform përbëhet nga disa komponenta kryesore, përkatësisht nga Sync API, Datastore API dhe funksioni tjetër Drop-Ins.

Më herët, Dropbox e kishte lëshuar funksionin Sync API, me të cilën e kishte thjeshtëzuar sinkronizimin e të dhënave në Dropbox, dhe me këtë zhvilluesit e aplikacioneve nuk brengoseshin më për hapësirën e aplikacionit të tyre.


Me zgjerimin e platformës me shërbime të reja, të cilat i ka filluar që një kohë, Dropbox e ka rritur edhe numrin e përdoruesve në 175 milionë, nga 100 milionë sa kishte para pak kohësh.

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori