LAJMI I FUNDIT:

Facebook së shpejti me RSS Reader?

Facebook së shpejti me RSS Reader?

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook ka dërguar një ftesë interesante tek mediat, duke i paralajmëruar ato për një ngjarje e cila do të mbahet më 20 qershor. Sipas ABC, rrjeti social do të lansojë një produkt të ri, edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të jetë saktësisht.

Në ftesën e Facebook thuhet; “Një ekip i vogël është duke punuar në një ide të madhe. Bashkëngjituni me ne për kafe, dhe mësoni më shumë për produktin tonë të ri”.

Facebook së fundmi ka lëshuar funskionin e ri në faqe, të cilin e njohim si #hashtag, dhe për momentin ky tipar i ri është në fazën beta, dhe po testohet ende për të parë nëse po funksionon mirë për përdoruesit.

Mirëpo, sipas DigitalTrends thuhet se produkti i ri i Facebook nuk do të jetë i lidhur shumë më hashtag, pasi që pritet se si lansim i ri do të jetë Facebook RSS Reader, i cili është vërejtur se është i fshehur në API-në e Facebook.


Facebook nuk ka dashur të komentojë lidhur me RSS, edhe pse i njëjti pritet të lëshohet më 1 korrik, pikërisht në ditën kur Google po mendon ta shuajë shërbimin e saj, Google Reader. Mbyllja e këtij shërbimi nuk ka qenë dëshirë dhe kërkesë e përdoruesve të saj. / Telegrafi /