LAJMI I FUNDIT:

MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në dispozicion në Google Android dhe Apple iOS ka njoftuar se ka arritur t’i bëjë 5 milionë përdorues.

Në dhjetë ditët e para pas lansimit, MessageMe ka arritur t’i ketë 1 milionë përdoruesit e saj të parë, ndërsa 75 ditë më pas, aplikacioni ka arritur që numrin e përdoruesve ta rris në 5 milionë.

Tani, përmes këtij aplikacioni dërgohen më shumë se 1500 mesazhe për sekondë.


MessageMe është aplikacion i cili vjen me një mori karakteristikash si mundësinë për të dërguar fotografi, video dhe ikona tek miqtë të cilët e kanë të njëjtin aplikacion, ndërsa opsione tjera shtesë janë edhe dërgimi i këngëve / muzikës, dhe ndarja e informacionit për vend-ndodhjen e përdoruesit. / Telegrafi /