LAJMI I FUNDIT:

100 milionë licenca të shitura të Windows 8, 59 milionë prej tyre aktive

100 milionë licenca të shitura të Windows 8, 59 milionë prej tyre aktive

Edhe pse Microsoft njoftoi zyrtarisht se kohët e fundit ka shitur mbi 100 milionë licenca të versionit të saj të ri të sistemit operativ, Windows 8, gjatë javës, disa nga vëzhguesit më të kujdesshëm në treg kanë vërejtur se se shitja e licencave për sistemin e ri të Microsoft nuk do të thotë se partnerët e kompanisë kanë arritur të shesin saktësisht 100 milionë pajisje me Windows 8, gjatë gjatë muajve të kaluar të vitit të kaluar.

Sipas publikimit të fundit në revistën Computerworld, e cila këtë javë bisedoi me Patrik Moorhead, njërin nga analistët kryesor të Insights Moor & Strategy, thuhet se numri aktual i pajisjeve të shitura me Windows 8 është afër 59 milionë.

Ndërsa, të dhënat më të fundit nga Net Applications tregojnë se Windows 8 është duke u përdorur në rreth 4.2% të totalit të përgjithshëm të kompjuterëve personal, të cilët bazohen në sistemin operativ të Microsoft. / Telegrafi /