LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e Swype edhë në Apple iOS?

Teknologjia e Swype edhë në Apple iOS?

Swype, aplikacioni i famshëm në Android i cili është krijuar nga zhvilluesi Nuance, thuhet se së shpejti do të vijë edhe në sistemin operativ të Apple, iOS.

Aaron Sheedy, zv. drejtor i Swype ka thënë se kompania e tij ka “biseduar” me Apple lidhur me një mundësi të tillë, edhe pse është mohuar se një marrëveshje është arritur mes dy palëve.

Sipas 9to5Mac, Nuance është duke e licensuar teknologjinë e saj të njohjes së zërit në Apple për përdorim të softuerit të Sirit, dhe kjo nënkupton se dy kompanitë kanë marrëdhënie të mira bashkëpunimi.

Burime të njëjta të lajmit thonë se Nuance do të mund të bashkëpunojë me Apple edhe për përmirësimin e dizajnit të tastierës së pajisjeve të Apple. / Telegrafi /