LAJMI I FUNDIT:

Facebook me version të ri për iPhone dhe iPad

Facebook me version të ri për iPhone dhe iPad

Facebook ka sjell versionin e ri të aplikacionit të saj për mobil sistemin operativ të Apple, iOS, dhe versioni i ri i këtij aplikacioni sjell karakteristikat të reja në “chat”, si dhe mundësinë për të dërguar ikona të reja dhe mundësi për hulumtim të lajmeve.

Disa prej mundësive të reja të cilat vijnë në aplikacionin e Facebook për iPhone përfshijnë edhe opsionin e komunikimit me miqtë ndërsa fotot e tyre të profilit janë mësipër, dërgimin e “ngjitësave” për t’i gjallëruar porositë, apo edhe opsioni i shfletimit të përmbajtjes së caktuar si muzika, fotografitë, apo lojërat.

Ndërsa, risi të njëjta vijnë edhe për tabletin e Apple, iPad, në të cilin përdoruesit e Facebook mund të komunikojnë me miqtë e tyre ngado, pasi që ky funksion është mundësuar nga “chat heads”, ndërsa përditësimi i Facebook në aplikacion sjell edhe mundësi më të mira shfletimi të rrjetit social, si dhe dizajn më të bukur në storjet që paraqiten aty.

Versioni i ri i Facebook për iPhone, iPad dhe iPad Touch mund të shkarkohet nga iTunes App Store. / Telegrafi /