LAJMI I FUNDIT:

Facebook Home merr vlerësime negative në Play Store

Facebook Home merr vlerësime negative në Play Store

Nëse vlerësimet fillestare të përdoruesve janë ndonjë indikatorë, atëherë Google nuk ka arsye të brengoset për softuerin e ri të Facebook, Home, e cila sipas përshtypjeve të para nuk e ka marrë pëlqimin e përdoruesve të Android.

Në Google Play Store, Facebook Home ka marrë vlerësim të dobët të përdoruesve pasi që 47 për qind e tyre e kanë vlerësuar softuerin e ri me vetëm një yll, ndërsa 14.5 për qind e tyre nuk i kanë dhënë më shumë se dy yje.

Kur merren së bashku, del se 61.5 për qind e përdoruesve të Android e kanë vlerësuar Facebook Home me notë jo më të madhe se sa 2.3.

Në mesin e komenteve negative kanë qenë edhe ankesat se Facebook i ka humbur shumicën e aplikacioneve të tyre, dhe se e ka bërë telefonin shumë më të komplikuar, gjë që i ka shtyrë përdoruesit e saj të parë ta largojnë softuerin e ri të Facebook nga pajisja e tyre mobile. / Telegrafi /