LAJMI I FUNDIT:

Twitter me aplikacion për muzikë, fillimisht vlen për të famshmit

Twitter me aplikacion për muzikë, fillimisht vlen për të famshmit

Rrjeti i famshëm social, Twitter ka vendosur që t’i futet edhe industrisë së muzikës, pasi që të premten ka lansuar aplikacionin e saj të muzikës.

Megjithatë, sipas All ThingsDigital shërbimi fillimisht është në dispozicion për disa njerëz të përzgjedhur, të cilët janë të famshëm ose me ndikim, dhe më pas shërbimi do të lëshohet për të gjithë të tjerët.

Sipas njoftimeve të para thuhet se aplikacioni sugjeron këngë dhe artistë të muzikës tek përdoruesit, duke u bazuar në disa sinjale të personalizuara, si një llogari të cilën përdoruesi e ndjek në rrjetin social, dhe i njëjti gjithashtu do tu mundësojë përdoruesve të saj t’i dëgjojnë klipet muzikore brenda aplikacionit, duke përdorur shërbimet tjera si iTunes apo SoundCloud. Pritet që Twitter të debutojë me aplikacionin e muzikës, dikur gjatë javës së ardhshme. / Telegrafi /