LAJMI I FUNDIT:

LinkedIn blen aplikacionin Pulse

LinkedIn blen aplikacionin Pulse

Aplikacioni për grumbullimin e lajmeve, Pulse është blerë nga rrjeti social për profesionistët, LinkedIn. Ky aplikacion mobil i dedikohet lajmeve, dhe i njëjti është në dispozicion në platforma të ndryshme mobile.

Pulse deri më sot ka më shumë se 30 milionë përdorues, 40 për qind prej të cilëve vijnë nga shtete jashtë SHBA-së, dhe me të, LinkedIn shpreson që ta zgjerojë platformën e saj edhe në vendet ku aplikacioni është shumë i përdorur.

Sipas burimeve zyrtare të rrjetit social, thuhet se LinkedIn mund të shndërrohet në publikues të rëndësishëm të Lajmeve, duke i personalizuar ato për përdoruesit e saj. Vlera e aplikacionit thuhet se arrin shumën prej 90 milionë dollarëve.

Mësohet se Pulse do të vazhdoj të ofrohet në formatin aktual, pa u ndryshuar shumë nga nevojat dhe kërkesat e LinkedIn. / Telegrafi /