LAJMI I FUNDIT:

Mbi 13.4 miliardë aplikacione të shkarkuara për tre muaj

Mbi 13.4 miliardë aplikacione të shkarkuara për tre muaj

Në tremujorin e parë të vitit 2013, katër sistemet kryesore operative mobile kanë rritur numrin e aplikacioneve të shkarkuara për 11 për qind, nga tremujori i fundit të vitit të kaluar, thuhet sipas firmës së hulumtimeve Canalys.

Shkarkimet e bëra nga Apple iOS, Google Android, Windows Phone Marketplace dhe BlackBerry World kanë arritur shifrën prej 13.4 miliardë aplikacioneve të shkarkuara nga përdoruesit e telefonave mobil për tre muajt e parë të vitit, ndërsa të hyrat e mbledhura arrijnë vlerën prej 2.2 miliardë dollarëve, një rritje kjo prej 9 për qind në total.

Shkarkimi i aplikacioneve ka mbetur i rëndësishëm në SHBA dhe Evropë, edhe pse një pjesë e rëndësishme e rritjes ka ardhur nga vendet në zhvillim si Afrika e Jugut, Brazili dhe Indonezia, në të cilat rritja e përdorimit të telefonave të mençur dhe tabletëve është në shkallë shumë të lartë.

App Store i Apple ka mbetur dyqani më i madh dhe më profitabil i aplikacioneve, i cili merr më shumë se 74 për qind të aplikacioneve, ndërsa Play Store i Google merr numrin më të madh të shkarkimeve, duke e tejkaluar Apple me një pjesëmarrje e cila tejkalon shifrën prej 51 për qind. / Telegrafi /