LAJMI I FUNDIT:

SHBA: iCloud zë vendin e parë!

SHBA: iCloud zë vendin e parë!

Apple nuk ka ndonjë reputacion të rëndësishëm sa i përket shërbimeve online, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar shërbimin e saj, iCloud të shndërrohet në shërbimin e bazuar në “re” më të përdorur në SHBA.

Një raport i ri nga Strategy Analytics thotë se 27 për qind e përdoruesve amerikan të uebit mbështeten në iCloud, ose 10 për qind më shumë se sa shërbimi rival, Dropbox.

Sipas raportit thuhet se Dropbox ka përparësi krahasuese ndaj Cloud Drive të Amazon dhe Google Drive, pasi që shërbimi nuk asociohet me një ekosistem të caktuar të përmbajtjes.

Prandaj, edhe përkundër faktit se Steve Ballmer, drejtori i Microsoft e kishte quajtur Dropbox si “një biznes fillestar”, me sa duket, radhitja pas gjigantit Apple nuk e paraqet si të tillë. / Telegrafi /