Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë të destinuara për tu ndihmuar përdoruesve të ndajnë momente të caktuara të jetës së tyre me miqtë, por Jake Banks beson se gjuha e "pëlqimeve", apo siç njihet në origjinal butoni “Like”, po i detyron përdoruesit që të jenë shumë më pozitiv se sa ata janë në të vërtetë, duke e kufizuar aftësinë e tyre për të qenë vetja dhe për të mos pëlqyer një përmbajtje të caktuar në këto faqe.
Kjo është arsyeja pse Banks vendosi të zhvillojë një aplikacion mobil alternativ të cilin e ka quajtur Hater, me të cilin ai synon tu mundësojë përdoruesve të rrjeteve sociale të ndajnë me të tjerët edhe gjërat që atyre nuk u pëlqejnë.
"Është me të vërtetë një përgjigje për çdo gjë në rrjetet sociale. Sepse sot, krejt çka ju mund të bëni aty është ‘të pëlqeni’ gjëra," tha Banks për Mashable. "Unë nuk shtirem të jem dikush që nuk jam. Unë dua të shprehem lirshëm" ka vazhduar më tej Banks.
Për tu shprehur lirshëm, ai ka krijuar aplikacionin Hater, e cila fillimisht është në dispozicion për iPhone dhe brenda disa ditësh do të jetë edhe në Android. Bazuar në pamje, aplikacioni i përngjan mjaft shumë hitit të fotografive, rrjetit social Instagram, edhe pse qëllimi i Hater është krejt i ndryshëm.
Për shembull, në Hater ju mund ta postoni një fotografi duke pritur në radhët e gjata në bankë, ose duke e drejtuar makinën në një trafik të ngarkuar, dhe me këtë ju do të tregoni se sa shumë e urreni këtë fakt. Më pas, komuniteti i njerëzve që e urrejnë këtë situatë po aq sa edhe ju do të ketë mundësinë të komentojë mbi fotografinë tuaj. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot
Samsung Galaxy 4, në shkurt 2013?
FIFA 22 do të jetë falas për poseduesit të Play Station Plus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve