LAJMI I FUNDIT:

Evernote sulmohet nga hakerët

Evernote sulmohet nga hakerët

Shërbimi i famshëm për mbajtjen e shënimeve, Evernote, ka rivendosur të gjitha fjalëkalimet e përdoruesve të saj pas informatës se të dhëna shumë të ndjeshme të përdoruesve, duke përfshirë e-mail adresat, dhe fjalëkalimet e enkriptuara ishin vjedhur në një shkelje të rëndë të sigurisë.

Një postim i ri në blogun zyrtar të shërbimit – i cili momentalisht ka probleme të ngarkimit – thekson se asnjë përmbajtje as "nuk është arritur, ndryshuar, apo humbur" nga faqja, por këshillon përdoruesit që ata të zgjedhin një fjalëkalim të ri kur të hyjnë sërish në shërbim, si dhe këshillon në zgjedhjen e një fjale apo fraze më të sigurtë gjatë vendosjes së fjalëkalimit të ri.

Sipas një emaili të dërguar nga Evernote thuhet se "një aktivitet i pazakontë dhe potencialisht qëllim-keq" u zbulua nga ekipi i sigurisë së kompanisë në shkurt 28.

Si plan për mbrojtje të mëtutjeshme nga sulmet kibernetike, gjatë orëve në vijim, Evernote do të lëshojë përditësime të reja në aplikacionet e saj për platformat e ndryshme mobile. / Telegrafi /