LAJMI I FUNDIT:

Chrome App Launcher vjen në Google Chrome

Chrome App Launcher vjen në Google Chrome

Google ka njoftuar se do ta përfshijë funksionin e ri – Chrome App Launcher në versionin e ardhshëm të shfletuesit të saj Chrome. Me këtë, Chrome App Launcher do të ofrojë përvojë të re të aplikacioneve të Google dhe Chrome, njësoj sikurse laptopët e saj të linjës Chromebook, por në sisteme tjera operative.

Versioni i ri i Chrome App Launcher tashmë është në dispozicion për Windows thotë Google, dhe së shpejti do të vijë edhe në sistemet tjera operative si Mac OS X dhe Linux.

Më tej, Google ka sqaruar mënyrën e instalimit të Chrome App Launcher, duke thënë se “fillimisht duhet instaluar aplikacionet e Chrome, IRC, Client IRC ose TextDrive për tu qasur në Chrome App Launcher. Njësoj sikurse aplikacionet e dedikuara për ueb, aplikacionet e paketuara janë shkruar në HTML, JavaScript, apo CSS.

Për më shumë detaje lidhur me Chrome App Launcher, vizitoni blogun zyrtar të shfletuesit të Google, Chromium. / Telegrafi /