LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds është shkarkuar 1 miliardë herë

Angry Birds është shkarkuar 1 miliardë herë

Zhvilluesit e lojës jashtëzakonisht të famshme Angry Birds, Rovio kanë njoftuar se loja e tyre ka kaluar shifrën e 1 miliard shkarkimeve, dhe se gjatë muajit dhjetor ata kishin më shumë se 263 milionë shfrytëzues aktivë, të cilët luanin me “zogjtë” e krijuar nga kompania.

Më tej, Rovio ka thënë se loja e tyre ishte shkarkuar 30 milionë herë gjatë javës së Krishtlindjeve, apo 8 milionë herë vetëm në ditën e Krishtlindjeve.

Gjatë muajit dhjetor, numri i përdoruesve aktivë ka tejkaluar shifrën prej 200 milionë, një rritje kjo prej 30 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë në 2011.

Cili prej jush nuk e ka luajtur të paktën një nivel të lojës Angry Birds?