LAJMI I FUNDIT:

Android Jelly Bean në 10 për qind të pajisjeve

Android Jelly Bean në 10 për qind të pajisjeve

Google ka lëshuar të dhënat e fundit për shpërndarjen e versioneve të ndryshme të sistemit operativ Android, nga të cilat Android 4.1 dhe 4.2 janë në 10.2 për qind të pajisjeve Android, dhe kjo shifër është në ngritje nga 6.7 për qind sa ishte muajin e kaluar.

Android 4.0 Ice Cream Sandwich mban 29.1 për qind të pajisjeve Android, i përcjell nga Android Honeycomb i cili është në 1.5 për qind të telefonave dhe tabletëve Android.

Ndërsa, versioni kryesor i platformës mobile Android ende është Android Gingerbread, i cili është në 47.6 për qind të pajisjeve, dhe kjo përqindje ka rënë nga 50 për qind sa ishte muajin e kaluar. / Telegrafi /