LAJMI I FUNDIT:

Instagram: Nuk kemi humbur përdorues

Instagram: Nuk kemi humbur përdorues

Instagram ka mohuar raportet të cilat thonë se rrjeti social për shpërndarjen e fotografive ka pësuar një humbje masive të përdoruesve gjatë këtij muaji, kur njoftoi se kushtet e shërbimit të saj do të ndryshojnë për t’i dhënë mundësi faqes që të përdor fotografitë e konsumatorëve në reklama.

Kompania reagoi shpejt duke mohuar këto dyshime, ndërsa New York Post thotë se të premten në mëngjes, Instagram ka parë rreth 25 për qind të përdoruesve të saj jashtë shërbimit.

“Këto të dhëna janë të pasakta” njëra nga zëdhënëset e Instagram ka thënë në një deklaratë për media. “Ne po rritemi gjithnjë e më shumë, si në aspektin e përdoruesve të rinj të regjistruar, dhe atyre aktiv”.

Raportet mediale janë publikuar duke cituar kompaninë e hulumtimeve për aplikacionet mobile, App Data.


Bazuar në raportet e App Data, numri i përdoruesve ditor aktiv të Instagram ka rënë në 12.4 milionë, nga 16.4 milionë sa ishin të mërkurën e parë pas njoftimit për ndryshimin e kushteve të përdorimit brenda faqes. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Teknologji
Kalo në kategori