LAJMI I FUNDIT:

Facebook me aplikacion të ri, kundër Snapchat

Facebook me aplikacion të ri, kundër Snapchat

Sipas një raporti të fundit mediatik, thuhet se Facebook është duke u përgatitur të lansojë versionin e saj të aplikacionit të famshëm Snapchat, i cili mundëson shkëmbimin e fotografive dhe mesazhe të cilat fshihen pas 10 sekondave.

Rrjeti më i madh social është duke u bërë gati të lansojë aplikacionin “në javët në vazhdim” thuhet sipas All Things Digital, ndërsa Facebook nuk ka komentuar asgjë lidhur me këto pohime.

Snapchat ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm i vitit 2012. I lansuar në shtator të 2011-tës, aplikacioni ka dërguar më shumë se 1 miliard “snaps”, njofton themeluesi i kompanisë, Evan Spiegel.

Siç raportohet, popullariteti i këtij aplikacioni e ka shtyrë rrjetin social të krijojë një shërbim të ngjashëm për të konkurruar me Snapchat. Kjo, pasi që Facebook është në trysni nga investitorët të kapitalizojë më shumë nga përdorimi i telefonave të mençur mobil.


Më herët ishte thënë se Facebook kishte në plan të blejë edhe aplikacionin tjetër të famshëm për mesazhe dhe komunikim në kohë reale, WhatsApp. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Teknologji
Kalo në kategori