LAJMI I FUNDIT:

Amazon AppStore rritet për 500 për qind!

Amazon AppStore rritet për 500 për qind!

Me sa duket, dyqani i aplikacioneve mobile të Amazon, App Store, është duke u rritur me një ritëm të shpejtë, pasi që sipas kompanisë, niveli vjetor i rritjes e tejkalon vlerën prej 500 për qind. Të paktën, ky ka qenë nieli i rritjes në krahasim me vitin e kaluar.

Amazon gjithashtu ka thënë se aplikacionet që përdorin platformën e saj të quajtur GameCircle gjithashtu janë dyfishuar që nga viti i kaluar, ndërsa blerja e aplikacioneve gjithashtu është popullarizuar.

Suksesi i Amazon i atribuohet kryesisht spektrit të ri të modeleve të reja të pajisjieve që kompania ka lansuar vitin e kaluar, si tableti Kindle Fire, i cili është ndër modelet më të famshme të tabletëve Android. / Telegrafi /