LAJMI I FUNDIT:

App Store me mbi 1 milion aplikacione

App Store me mbi 1 milion aplikacione

Apple sot ka deklaruar në mënyrë jo-zyrtare se kompania po feston një datë të rëndësishme për shërbimin e saj App Store. Sipas Appsfire, rëndësia e këtij festimi është numërimi i mbi një milion aplikacioneve të shërbimit App Store që nga dalja e saj në treg, në korrik të 2008.

Bashkëthemeluesi i Appsfire Ouriel Ohayon, ka shtuar detaje të reja mbi këtë informatë duke deklaruar se që nga viti 2008, 493,289 aplikacione të kompanisë janë me pagesë ndërsa 158,848 të tjerat janë lojëra interaktive.

Prej 736,247 aplikacioneve që gjenden tani online, 45 për qind e tyre janë me pagesë, kurse rreth 16 për qind janë lojëra. Shitorja online e Apple numëron rreth 400 milion llogari dhe 35 miliard shkarkime që nga data e lansimit të dyqanit online.

Gjatë ngjarjes së lansimit të iPhone 5 drejtori i kompanisë Tim Cook ka raportuar se 90 për qind e aplikacioneve të kompanisë shkarkohen për çdo muaj.


Ndërsa në anën tjetër, dyqani online Play Store i Google me më shumë se 675,000 aplikacione ka dëshmuar rreth 25 miliard shkarkime.

Google dhe Apple vazhdimisht garojnë ngushtë me numër të aplikacioneve. Sidoqoftë, me sistem më të rreptë kontrollimi, duket se App Store ofron aplikacione më kualitative se sa rivali i saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori