LAJMI I FUNDIT:

Google Maps vijnë në iPhone

Google Maps vijnë në iPhone

Google është duke u përgatitur të lansojë aplikacionin e hartave - Google Maps për iPhone, duke ofruar një version të përmirësuar të aplikacionit për përdoruesit e pakënaqur me aplikacionin e Apple, Maps, thuhet sipas një raporti.

Duke cituar "një person të afërt, me njohuri të drejtpërdrejta rreth çështjes," Wall Street Journal raporton se Google është duke shpërndarë një test-version të aplikacionit të saj për harta tek njerëzit jashtë kompanisë.

Thuhet se Google është duke "bërë përmirësimet e fundit në aplikacion " para se i njëjti të publikohet në App Store.

Megjithatë, është e paqartë saktësisht se kur kjo do të ndodhë. Apple nuk pranoi të komentojë për këtë çështje.


Ndërsa, një përfaqësues i Google i tha WSJ-së: "Ne besojmë se Google Maps posedon hartat më gjithëpërfshirëse, më të sakta dhe të lehta për tu përdorur. Qëllimi ynë është që ta mundësojmë që Google Maps të jetë në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë t’i përdorin ato, pavarësisht nga shfletuesit, pajisjet, apo sistemi operativ. " / Telegrafi /