LAJMI I FUNDIT:

Me Office Store, Microsoft hap dyert për biznese

Me Office Store, Microsoft hap dyert për biznese

Sot gjatë ditës, Microsoft ka hapur dyert e Office Store, dyqanit elektronik i cili është krijuar të shes aplikacione dhe shtesa softuerësh të cilat mund të përdoren me paketën Office dhe shërbimet e SharePoint.

Për të inkurajuar shitjet, Microsoft ka zbritur 20 për qind të çdo shitje nga Office Store, gjë që u mundëson zhvilluesve të krijojnë dhe të shesin aplikacionet e tyre, direkt tek blerësit e ndryshëm.

Tani, Microsoft është duke shpresuar që zhvilluesit do të zhvillojnë aplikacione të reja për ta bërë dyqanin e saj, Office Store, një rrëfim suksesi për biznesin e saj. / Telegrafi /