LAJMI I FUNDIT:

Mountain Lion, 3 milionë shkarkime për 4 ditë

Mountain Lion, 3 milionë shkarkime për 4 ditë

Sot gjatë ditës, Apple ka dhënë shifrat e para të versionit më të ri të sistemit të saj operativ - OS X Mountain Lion, të cilin zyrtarisht e ka lëshuar më 25 qershor.

Sipas Apple, për vetëm katër ditë të këtij versioni të sistemit operativ OS X, përdoruesit e kanë shkarkuar atë më shumë se 3 milionë herë, duke e bërë sistemin operativ më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Philip Schiller, zëvendës drejtori i Apple për marketingun global ka sqaruar në njoftimin e kompanisë për media, duke thënë se “vetëm një vit pas lansimit të suksesshëm të Lion, përdoruesit kanë shkarkuar Mountain Lion më shumë se 3 milionë herë, pas vetëm 4 ditësh, duke e bërë këtë version të sistemit tonë operativ më të suksesshmin e të gjitha kohërave”. / Telegrafi /