LAJMI I FUNDIT:

Spotify me aplikacione për artistët!

Spotify me aplikacione për artistët!

Sot, Spotify ka lansuar aplikacionet e saj të para mobile për artistët e muzikës, më saktësisht serinë e aplikacioneve për Quincy Jones, Tiësto, Rancid dhe Disturbed.

Me këto aplikacione, Spotify shpreson që do t’i lidh edhe më shumë fansat e ndryshëm të muzikës me artistët e tyre të preferuar.
Spotify Artisit Apps mund të instalohet në formë të njëjtë sikurse aplikacionet tjera të Spotify, mirëpo kjo mund të bëhet edhe direkt nga softueri i klientëve nga kompjuteri juaj desktop.

Këto aplikacione janë krijuar që tu mundësojnë artistëve të kategorizojnë dhe kurojnë këngët e caktuara nga libraria masive e Spotify, përmes shtesave si fotografitë, veprat e artit, intervistat dhe prapaskenat e performancave të artistëve. / Telegrafi /