LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Office vjen në Android dhe iOS?

Microsoft Office vjen në Android dhe iOS?

Më herët ishte thënë se Microsoft është duke planifikuar të lëshojë aplikacionet e shumta të produktit të saj të famshëm, Office, për pajisjet si iPad nga Apple, ndërsa ky i fundit do të jetë tableti i vetëm që do t’i ketë ato në dispozicion për përdoruesit.

Sipas një raporti nga Daily Microsoft, thuhet se Microsoft Office do të dal tani edhe në Google Android, dhe sipas këtij njoftimi, këto aplikacione do të jenë të gatshme gjatë muajit nëntor për të dy platformat më të përdorura në treg, iOS dhe Android.

Me sa duket, Microsoft i ka përfunduar testimet për aplikacionet e paketës Office, dhe nëntori do të jetë muaji kur përdoruesit do të mund t’i shkarkojnë ato. / Telegrafi /