LAJMI I FUNDIT:

Click to play në Firefox 14

Click to play në Firefox 14

Me qëllim të mbrojtjes së shfrytëzuesve nga vet ata, respektivisht me qëllim të ndalimit të nisjes automatike të programeve Java ose Flash në të cilat mund të ketë kod malinj, Mozilla Firefox 14 shton funksionin “click-to-play”, kur me vet dëshirë duhet klikuar në përmbajtjen që ekzekutohet për ta nisur atë.

Kjo nuk është asgjë e re, por Mozilla e mendoi këtë, për shkak se Opera gjithashtu ka të zbatuar një mënyrë të ngjashme të mbrojtjes së shfrytëzuesve. Për momentin ky opsion është i aktivizuar në pre-release versionet Nightly dhe Aurora. /Telegrafi/