LAJMI I FUNDIT:

Viruset Trojan edhe në Mac!

Viruset Trojan edhe në Mac!

Edhe pse javën e kaluar, Apple kishte lëshuar një përditësim të ri për të ndaluar “krimbin” e njohur si Flashback, i cili po ka sukses, një tjetër virus është shfaqur në sistemet e kompjuterëve Mac që po shpërndahet përmes dokumenteve të Microsoft Office.

Virusi i ri në Mac, i cili është emërtuar me kodin “SabPub” nga Kaspersky, ose “Sabpab” nga Sophos dhe Intego, dhe po merr formën e Trojanit, tani po vjedh informacione nga kompjuterët e afektuar të Apple, Mac.

“Ka ardhur koha që përdoruesit e kompjuterëve Mac të zgjohen nga gjumi dhe ta ndiejnë këtë rrezik. Sabpab Trojan po krijohet si problem dhe nuk mund të injorohet më” ka thënë Graham Cluley, një konsulent i kompanisë Sophos. / Telegrafi /