LAJMI I FUNDIT:

Ice Cream Sandwich në 2.9%

Ice Cream Sandwich në 2.9%

Pajisjet me Android 4 Ice Cream Sandwich përbëjnë 2.9% nga numri total i pajisjeve me Android, publikuan nga Google. Në krahasim me një muaj më herët, posedimi gati është dyfishuar, por ekosistemi ende dominohet nga Gingerbread – i cili vazhdon të rritet edhe më tej, përkundër ICS-it.

Në të vërtetë, mbi 63% të shfrytëzuesve të Androidit ende përdor Android 2.3 me emër të koduar Gingerbread. Gjatë janarit Gingerbread ishte i pranishëm në 55% të pajisjeve. I radhës në listë është Android 2.2 me emër të koduar Froyo i cili ndodhet në 23.1% nga numri total i smartphoneve me Android. Madje edhe i moshuari Android 2.1 Eclair me posedimin prej 6% ka më shumë shfrytëzues se Android 4 Ice Cream Sandwich. Për krahasim, pas paraqitjes së iOS 5 në muajin tetor, në periudhën prej një muaji madje 40% e shfrytëzuesve kishin përditësuar pajisjet e veta.

Edhe pse është paraqitur një numër bukur i madh i pajisjeve të bazuara në versionin e fundit të Androidit, prodhuesit ende pritet të paraqesin përditësimet në ICS për pajisjet e tyre ekzistuese. /Telegrafi/