Windows XP është ende bindshëm sistemi udhëheqës operativ për kompjuterët e tavolinës, ndërsa gjatë marsit ai madje rriti avantazhin.
Në të vërtetë, sipas statistikës së kompanisë Net Applications, posedimi i Windows XP gjatë marsit u rrit nga 45.39 në 46.86% në krahasim me një muaj më herët, derisa konkurrenti i tij kryesorë, Windows 7, ra nga 38.12% gjatë shkurtit në 37.53% gjatë marsit. Edhe pse shikuar në afat të gjatë Windows 7 ka trendin e rritjes, e Windows XP atë të rënies, këto anomali të kohëpaskohshme statistikore tregojnë se do të kalojë edhe shumë kohë para se Windows XP të humb pozitën udhëheqëse në treg.
Përkundër të gjitha orvatjeve të Microsoftit që të bind shfrytëzuesit se ka ardhur koha që të kalojnë në sistemin e ri operativ, shfrytëzuesit ende shumë ngadalë po kalojnë në Windows 7 duke pasur parasysh se Windows XP u ofron një ambient të njohur i cili përmbush nevojat e tyre. Natyrisht, pritet që situata të ndryshoj pasi që Microsoft në tërësi të ndërpres përkrahjen për Windows XP në prill të vitit 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë