LAJMI I FUNDIT:

SwiftShader në Chrome 18

SwiftShader në Chrome 18

Google gjatë javës që kaloi lëshoi në distribucion versionin e ri të shfletuesit të Internetit Chrome i cili përmban disa mundësi të reja. Google Chrome 18 korigjon nëntë lëshime të sigurisë, prej të cilëve tre janë me prioritet të lartë, ndërsa sjellë edhe përkrahjen më të mirë për GPU akselerimin në kryerjen e detyrave të caktuara.

Akselerimin harduerik e morri HTML5 Canvas2D në Windows dhe Mac OS X, ndërsa më i mirë është edhe shfrytëzimi i mundësive të procesorit grafik në WebGL. Mundësitë e caktuara të përkrahjes së GPU-së mund të shfrytëzojnë edhe pronarët e kompjuterëve më të vjetër – Google në Chrome 18 zbatoi edhe SwiftShader, engine-in grafik softuerik i cili mundëson përkrahjen 3D (WebGL) në harduerin më të vjetër ose vetëm me anë të softuerit, nëse GPU nuk ka mundësi të ekzekutoj detyrat e dhëna.

Këto të fundit pronarëve të sistemeve më të vjetër ua mundëson shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe qasjen në përmbajtjet WebGL. Chrome 18 vjen me versionin e ri të Adobe Flash, e përditësimi mund të bëhet brenda shfletuesit ose shkarkimin e versionit të ri mund ta bëni nga faqet e kompanisë. /Telegrafi/