LAJMI I FUNDIT:

Rovio blen Futuremark Games Studio

Rovio blen Futuremark Games Studio

Kompania finlandeze Rovio Entertainment, më së shumti e njohur për lojën jashtëzakonisht të popullarizuar Angry Birds, paralajmëroi se do të blej kompaninë Futuremark Games Studio.

Bëhet fjalë për një degë të kompanisë finlandeze Futuremark, të cilën më së shumti e njohim për softuerin e vet për matjen dhe krahasim e performancave. Futuremark Games Studio zhvillon lojëra për platformat e ndryshme, e në mesin e lojërave të tyre më të popullarizuara ndodhen titujt si Unstoppable Gorg, Hingribles dhe Shattered Horizon. Mikael Hed, CEO i Rovio Entertainment, thekson se bëhet fjalë për një ekip me përvojë dhe talent të jashtëzakonshëm i cili pa problem do të përshtatet me afarizmin e deritashëm të kompanisë.

Kjo është blerja e dytë e Rovios për më pak se një vit. Në të vërtetë, vitin e kaluar gjatë qershorit ata blenë kompaninë Kombo Animation Studio.

Detajet financiare në lidhje me blerjen e Futuremark Games Studio nuk janë publikuar. /Telegrafi/