LAJMI I FUNDIT:

Photoshop CS6 për 64 bit

Photoshop CS6 për 64 bit

Adobe javës që shkoi të gjithë të interesuarve ua mundësoi shkarkimin e beta versionit të Photoshop CS6.

Versioni i ri i programit të njohur për përpunimin e fotografive ka ndërfaqen e re dhe veglat e ridizajnuara, performanca më të mira, mundësinë e ritushimit më kualitativ të pjesëve të fotografive varësisht nga pjesa e mbetur e fotografisë dhe një mori të mundësive të tjera.

Ndryshimet kanë të bëjnë edhe me platformat e përkrahura – në Windows versioni 32-bitësh është me mundësi të kufizuara është në dispozicion për Windows XP, derisa versioni për kompjuterët Mac është vetëm 64-bitësh. Kjo nënkupton se Photoshop CS6 nuk do të mund të përdoret nga pronarët e Mac-ëve më të vjetër me procesorët 32-bitësh të Intelit, derisa kushti minimal për sistemin operativ është Snow Leopard (OS X 10.6.8).


Risi ka edhe në platformën Windows, kur është larguar përkrahja zyrtare për Vistan, kështu që Adobe preferon Windows XP (për versionin 32-bitësh) dhe Windows 7 me së paku 1 GB memorie punuese. Përveç përkrahjes së plotë 64-bitësh, Adobe pohon se CS6 është i optimizuar edhe për procesorët modern shumëbërthamësh. Versioni final i Photoshop CS6 në treg pritet të paraqitet më vonë gjatë vitit, ndërsa versioni beta mund të shkarkohet nga faqet zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kalo në kategori