LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 RC arrin kah fundi i majit?

Windows 8 RC arrin kah fundi i majit?

Sipas shkrimit në faqen WinUnleaked.tk, Windows 8 Release Candidate do të duhej të jetë në dispozicion kah fundi i majit ose kah fillimi i qershorit.

Duke u thirrur në burime të paemëruara, WinUnleaked gjithashtu thekson se “kandidati për publikim” i Windows 8 do të përmbaj edhe disa ndryshime në krahasim me versionin aktual beta. Kështu përmenden ndryshimet në shiritin “charms”, Internet Explorer 10, dhe menysë së gjuhëve. Gjithashtu Customer Experience Improvement Program do të jetë i paaftësuar në rregullimet fillestare.

Microsoft sipas pohimeve gjatë majit do të mbaj evenimentin në të cilin partnerëve të vet do të ju paraqes strategjinë dhe detajet tjera në lidhje me paraqitjen e Windows 8. Pritet që atëherë do të publikohen edhe datat zyrtare të paraqitjes së RC-së së Windows 8, si dhe të versionit final. /Telegrafi/