LAJMI I FUNDIT:

Sa para fitoi Minecraft

Sa para fitoi Minecraft

Gjykuar sipas Financial Times, Minecraft deri tani fitoi përafërsisht 80 milion dollarë. Edhe pse vetë loja mund të luhet pa pagesë, deri tani ajo është shitur në mbi pesë milion ekzemplarë. Djelmoshat në Mojang kanë fituar edhe pesë milion dollarë shtesë duke iu falënderuar produkteve të licencuar siç janë bluzat Minecraft, madje dhe çorapet Minecraft.

Carl Manneh përveç këtyre zbuloi se qysh tani kanë marrë ofertat e para për filma dhe televizion. Në të vërtetë, producentët e holivudit kanë disa ideja me të cilat koncepti i Minecraftit do të pasqyrohej në ekranet televizive.

Por, duket se Mojang edhe më tej do të jetë i përqendruar në zbavitjen interaktive. Manneh prapëseprapë nuk ka refuzuar në tërësi mundësinë e zgjerimit në mediet tjera, por se prioriteti momental i Mojang është ende vazhdimi i zhvillimit të video lojërave. /Telegrafi/