LAJMI I FUNDIT:

70,000 aplikacione në WP Marketplace

70,000 aplikacione në WP Marketplace

Pjesa më e madhe e analistëve pajtohen se pranimin më të mirë të pajisjeve të bazuar në sistemin operativ mobil të Microsoftit deri tani e pengonin dy gjëra – mungesa e telefonave “interesant” dhe numri i vogël i aplikacioneve në dispozicion të shfrytëzuesve.

Derisa Nokia me linjën Lumia arriti të tërheq vëmendjen në këtë platformë, Microsoft po punon në “rekrutimin” e programerëve të rinj dhe pasurimin e ofertës së aplikacioneve.

Sipas fjalëve të presidentit të departamentit të Microsoftit në Kinë, Windows Phone Marketplace numëron mbi 70,000 tituj. Krejtësisht janë regjistruar mbi 100,000 programer të cilët punojnë në aplikacionet për Windows Phone, e Marketplace është në dispozicion në 63 vende të botës. Gjatë dhjetorit ishte publikuar se për Windows Phone janë në dispozicion 50,000 aplikacione, e gjatë janarit kjo shifër u rrit në 60,000 tituj.

Natyrisht, numri i aplikacioneve në dispozicion është i zbehtë në krahasim me gjysmë milioni tituj në Google Play dhe App Store, por ende tregon një lëvizje pozitive për lojtarin e tretë në treg. /Telegrafi/