LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 CP në dispozicion për shkarkim

Windows 8 CP në dispozicion për shkarkim

Pas një vonese të vogël u aktivizuan lidhjet për shkarkimin e versionit të ri të Windows 8 Consumer Preview.

Pra, nuk bëhet fjalë për Developer Preview para-betas nga fundi i vitit të kaluar, por për versionin dedikuar rrethit të gjerë të shfrytëzuesve të cilët mund ta provojnë atë para se të vendosin që ta blejnë Windowsin e ri.

Faqet dedikuar Windows 8 CP ndodhen në këtë adresë windows.microsoft.com/windows-8/consumer-preview.

Windows 8 Consumer Preview X64 (64-bitësh) vjen si fajll ISO me madhësi prej 3.3 GB, ndërsa mund të shkarkohet këtu.


Windows 8 Consumer Preview x86 (versioni 32-bitësh) ka madhësinë prej 2.5 GB dhe mund të shkarkohet këtu.

Prisni tollovi të madhe, shpejtësi të ulëta të shkarkimit dhe problemet tjera që zakonisht ndodhin kur një mori njerëzit mësynë serverët. /Telegrafi/